Blero e krahason vajzën me lideren botërore

Blero e krahason vajzën me lideren botërore

Falë famës së prindërve, ajo u bë e njohur për publikun qysh e vogël. Tani që është rritur Tara Muharremi vazhdon të jetë pjesë e shkrimeve të shumta në portale.

Vajza e Bleros dhe Teutës së fundmi ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, me të cilët ka bërë fotografi.

Fotografinë e ka publikuar Blero, ndërsa në sy bie shkrimi që ka bërë këngëtari, shkruan rtv21.tv

“Angela Merkel me presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli takim special në PR”, ka shkruar Blero.

Edhe pse Tara ka filluar të merret me aktrim dhe muzikë, duket se Blero do të ishte shumë krenar nëse ajo një ditë do të ishte pjesë e udhëheqësisë së vendit.

Vitin që lamë pas, Tara ka publikuar këngë në bashkëpunim me Elisën të titulluar “Shoqe kallamoqe”, tekstin e së cilës e ka shkruar Teuta, ndërsa muzikën e kanë bërë Blero, Pyrgo dhe Uki./21Media