Flaka Loxha fiton luftën e dytë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos

 
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka arritur të kalojë në raundin e tretë të Kampionatit Evropian në grupmoshat U23 të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten zvicerane Olivia Gertsch.
Në luftën e radhës, Loxha pret fituesen e duelit mes ruses Vita Maidanik dhe xhudistes franceze Ophelie Vellozzi.

Back to top button