Tarifat amerikane ndaj mallrave turke mbesin në fuqi

Katari premton 15 miliardë dollarë ndihmë për Ankaranë

Qendrimi i prerë i Shtëpisë së Bardhë, se tarifat amerikane ndaj importeve turke do të mbesin në fuqi, duket se i ka demotivuar autoritetet turke që të punojnë në lirimin nga burgu të pastorit amerikan Endru Branson, i cili akuzohet për terrorizëm, dhe për rastin e të cilit zyrtarët turqë kishin thënë se i takon gjykave.

Konflikti i fundit është ndër të shumtët midis aleatëve të NATO-s, përfshirë interesat divergjente në Siri, dhe kundërshtimet amerikane ndaj ambicieve të Ankarasë për të blerë sistemin mbrojtës rus, e që kanë kontribuar në një paqëndrueshmëri në tregjet financiare turke.

Ndërkohë që çështja e Bransënit nuk ka të ngjarë të zgjidhet edhe për një kohë, presidenti turk Erdogan ka marrë një mbështeje nga emiri i Katarit, i cili ka miratuar një paketë projektesh ekonomike, investimesh dhe depzitimesh në Turqi, pas dy takimeve në Ankara.

Parat e Katarit do të kanalizohen në banka dhe tregje financiare, njoftuan burime të qeverisë turke për Reuters, e konsiderohen mbështetje e fuqishme për shpëtimin e lirës turke./21Media

Back to top button