Aktori shqiptar i njohur edhe ndërkombëtarisht, Blerim Destani, feston sot ditëlindjen e tij të 36-të

Aktori shqiptar i njohur edhe ndërkombëtarisht, Blerim Destani, feston sot ditëlindjen e tij të 36-të

Në këtë ditë të veçantë të tij nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët e tij. Një urim erdhi edhe nga futbollisti i njohur Taulant Xhaka.

“Urime Ditlindja brooo!! blerim Destani”, ka shkruar Taulanti mbi një foto të publikuar në Instagram ku shihet së bashkë me Blerimin.

Ndryshe “Frauen” është filmi i fundit në të cilin Blerim Destani mori pjesë, ndërkaq së fundmi ai po punon edhe në një projekt të ri filmik i cili ende nuk i ka përfunduar xhirimet./21Media