"Sot është një ditë e veçantë për mu..."

Sot është një ditë e veçantë për mu…”

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj sot janë bërë prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Vëllau i Granitit, futbollisti Taulant Xhaka, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është shprehur shumë i lumtur që është bërë xhaxha për herë të parë.

“Sot është një ditë e veçantë për mu… me plot gëzim e lumturi, që u bëra për herë të parë axhë!!! Jam krenar me ty vëlla,  jam i bindur që bëhesh një prind i mrekullueshëm edhe një prind me shumë dashuri ndaj princeshës të vogël. Tash shkoj pak te Leonita, për mu je jo veç nusja e vëllait, por edhe motra ime edhe do ta kesh gjithmonë mbështetjen ton! Axhi Taulant do të jetë gjithmonë këtu për ty princesha e vogël”, ka shkruar Taulanti.

Kujtojmë që Graniti dhe Leonita dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2017./21Media