Momente nga atmosfera e festës së Taulantit dhe Arbnorës

Momente nga atmosfera e festës së Taulantit dhe Arbnorës

Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka dhe bukuroshja Arbnora Nuredini dje kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Gjatë ditës në një ceremoni shumë private, çifti ka ndërruar unazat, ndërsa festa e madhe ishte rezervuar për në mbrëmje.

Xhaka ka mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tij në një restorant, ku janë argëtuar me valle dhe muzikë shqipe.

Në videon më poshtë mund të shihni pak nga atmosfera që ka mbretëruar në festën që ka organizuar çifti për të ditën e tyre më të lumtur./21Media