Taulanti dhe Arbnora po bëhen prindër për herë të parë

Taulanti dhe Arbnora po bëhen prindër për herë të parë

Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora Nuredini janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmin e kumtuan muaj më parë dhe që nga ajo kohë e gjithë vëmendja ishte te çifti Xhaka.

Ata tash e sa ditë po shijojnë pushimet në Dubai të Emirateve të Bashkuara. Teksa ndanë imazhe të shumta nga pushimet, ndanë edhe një lajm të bukur me fansat. Zbuluan gjininë e foshnjës, transmeton rtv21.tv

“Shijo çdo moment. Me dashurinë dhe djalin tonë”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Taulanti dhe Arbnora janë fejuar në janar të vitit 2018. Kurse në muajin qershor i propozoi martesë Arbnorës./21Media