American Music Awards

American Music Awards

Taylor Swift padyshim është “mbretëresha” e AMAs. Këngëtarja me famë botërore ka thyer sërish rekord në eventin e madh muzikor duke marrë në shtëpi çmimet “Artistja e Dekadës” dhe “Artistja e vitit”.

Ajo fitoi edhe gjashtë çmime në American Music Awards këtë vit, duke shkuar në një total prej 26 trofesh në AMAs kështu Taylor theu rekordin e Michael Jackson që ka siguruar në total 24 çmime në AMAs.

Për çmimin “Artistja e Dekadës” u njoftua para mbrëmjes së madhe, që u organizua të dielën më 25 nëntor. Përveç kësaj këngëtarja rrëmbeu edhe çmimin “Artistja e vitit” këngëtarëve të mëdhenj si Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone, duke thyer edhe vetë rekordin e saj.

Ajo është e vetmja artiste që ka garantuar 6 çmime “Artisja e vitit” në AMAs./21Media