Ajo është e nominuar në tri kategori

Ajo është e nominuar në tri kategori

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur amerikane, Taylor Swift nuk do të marrë pjesë në “Grammy Awards” sonte (e diel), i tha një burim i afërt i këngëtares CNN-it. Ende nuk dihet qartë pse këngëtarja nuk do të jetë pjesëmarrëse e këtij eventi, por ajo është e nominuar në tri kategori, kënga më e mirë e vitit, performanca më e mirë solo dhe albumi më i mirë i muzikës pop.

Në fillim të kësaj jave, artistja e mirënjohur mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj të ri, “Miss Americana”, në festivalin e filmit në Sundance, transmeton rtv21.tv

Mungesa e saj në “Grammy Awards” nuk është befasi. Ajo nuk mori pjesë as në vitet 2017, 2018 dhe 2019. Hera e fundit kur u paraqit ishte në vitin 2016, me këngën e saj “Out of the Woods”./21Media