Taylor Swift fejohet fshehurazi me të dashurin Joe Alwyn

Taylor Swift dhe i dashuri britanik Joe Alwyn janë fejuar fshehurazi.
Çifti i dashuruar nuk ka në plan të shpallë zyrtarisht lajmin e tyre të lumtur, por ia kanë besuar rrethit të tyre të ngushtë, përcjell portali rtv21.tv
Sipas burimeve të “The Sun”, aktori Joe , 31 vjeç, thotë se i bleu këngëtares , 32 vjeç, një unazë të cilën ajo e mban “pas dyerve të mbyllura”.
Mbrëmë, një burim i afërt me Joe tha: “Taylor dhe Joe janë tepër të lumtur dhe shumë, shumë të dashuruar.
“Ata në fakt janë fejuar prej disa muajsh, por i kanë thënë vetëm rrethit të tyre të ngushtë kryesisht familjes së afërt dhe miqve të besuar, shumë të vjetër.”, tha burimi./21Media

Back to top button