Malone kryeson nominimet

Malone kryeson nominimet

Post Malone është pretendenti kryesor në American Music Awards 2019, ndërsa Taylor Swift ka gjasë që të thyejë rekordin e Michael Jackson që ka fituar më së shumti shpërblime të këtilla.

Dick Clark Productions bën të ditur se Malone fitoi shtatë nominime, derisa këngëtarja e re Billie Eilish dhe Ariana Grande fituan nga gjashtë nominime, shkruan rtv21.tv

Swift e cila ka fituar 23 AMA, është nominuar për pesë shpërblime dhe mund ta tejkalojë mbretin e Popit, i cili mban rekordin për më së shumti shpërblime të fituara me 24 trofe.

Ceremonia AMA e vitit 2019 do të transmetohet direkt më  24 nëntor nga Microsoft Theater në Los Angeles.

Swift, Malone dhe Grande, bashkë me Drake dhe Halsey, janë nominuar për çmimin kryesor artisti i vitit.

Lil Nas X, që vuri rekord për më së shumti javë në pozitën e parë me “Old Town Road,” ka marrë pesë nominime./21Media