Swift do të anulojë të gjitha evinimentet e saj

Swift do të anulojë të gjitha evinimentet e saj

Taylor Swift ka njoftuar se është në dyshim performanca e saj në American Music Awards. Kjo pasi e ka të ndaluar t’i interpretojë këngët e saj.Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

Këngëtarja ka thënë se e gjithë kjo po ndodh nga një mosmarrëveshje që ka me menaxherët e muzikës Scooter Braun dhe Scott Borchetta. Këngëtarja nuk do të arrijë t’i interpretojë hitet nga albumet e vjetra, meqenëse ata i kanë të drejtat autoriale.

Ajo njëherësh ka bërë të ditur se edhe dokumentari i Netflixit për jetën e saj është vënë në rrezik.

Menaxherët e 29-vjeçares akoma nuk janë deklaruar lidhur me veprimet e tyre.

“Tash për tash janë vënë në dyshim performanca ime në AMA, dokumentari i Netflixit dhe cilado ngjarje tjetër, në të cilën kam planifikuar të interpretoj para nëntorit 2020”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter duke thënë se nuk e di si të veprojë.

Don’t know what else to do pic.twitter.com/1uBrXwviTS


Swift kishte deklaruar në qershor se shtëpia diskografike, Braun, i ka shitur hitet e saj të mëparshme pa e njoftuar dhe madje e kishte paditur këtë kompani për manipulim të vazhdueshëm./21Media