Artistë të shumtë pjesë e videoklipit

Artistë të shumtë pjesë e videoklipit

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Taylor Swift ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “You Need To Calm Down” dhe është publikuar me videoklip në kanalin zyrtar të artistes në Youtube.

29-vjeçarja në videoklipin e kësaj kënge ka ftuar shumë të famshëm si: Ciara, Ryan Reynolds, Ellen DeGeneres, Adam Lambert e të tjerë, përcjell rtv21.tv

Videoklipi përfundon me një përqafim të Taylorit me këngëtaren e njohur, Katy Perry, me të cilën kishte pasur një konflikt shumëvjeçar. Siç duket të dy artistet kanë vendosur që këto gjëra t’i lënë në të shkuarën, dhe t’i përmisojnë raportet me njëra-tjetrën./21Media