Tregon dhuratat që ka marr

Tregon dhuratat që ka marr

Reperja shqiptare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, pas një vere të angazhuar me shumë mbrëmje muzikore, ka disa ditë po shijon pushimet në Amerikë.

Tayna po tregohet mjaft aktive në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga atje, shkruan rtv21.tv

Reperja së fundmi, ka ndarë me ndjekësit e saj një video në të cilën shihen dhuratat që marr.

“A është ditëlindja ime?”, ka shkruar Tayna krahas videos.

Ndryshe, Tayna gjatë muajve të verës solli projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime, me emra të njohur të estradës. Ajo ishte shumë e angazhuar edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore.

“Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 18 milionë klikime në Youtube./21Media