Tayna po duket bukur

Tayna po duket bukur

Reperja e njohur, Tayna brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një prej personazheve më të pëlqyer dhe komentuar nga publiku.

Tayna, e cila shquhet për dukjen atraktive, këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

23-vjeçarja njoftoi  se ka ndërruar ngjyrën e flokëve dhe tashmë është kthyer në rozë ashtu siç i kishte dikur.

“Edhe ti” titullohet kënga e fundit e Taynes, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e njohur Mozzik. Projekti i tyre është publikuar muajin e kaluar dhe deri tani numëron mbi 13 milionë klikime. /21Media