Të veshura me kostume të Halloween, artistet bëjnë "twerk"

Të veshura me kostume të Halloween, artistet bëjnë “twerk”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja, Tayna  në gusht të këtij viti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Bye Bye”.

“Bye Bye” është realizuar edhe me videoklip, në të cilin vajzat si zakonisht janë shfaqur shumë atraktive. Në një pjesë të videoklipit, artistet bëjnë “twerk”.

Këtë “twerk” e kanë përsëritur edhe dje në një koncert të mbajtur në Luzern të Zvicrë.

Artistet e hitit “Bye Bye” ishin të veshura shumë bukur. Tayna me një kostum të Chearleader ndërsa Dafina me një kostum ngjyrë të kuqe, dhe sipër kokës së saj mbante veshët e “djallit”. Kjo pasi mbrëmë ishte festa e Halloween.

Njëra ndër rep-artistet më të njohura shqiptare, Tayna, për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera. Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës.

Kujtojmë se projekti i fundit i Tyanës titullohet “Sicko” ndërsa Dafina dje ka publikuar këngën “Ring Ring” në bashkëpunim me Varrosin./21Media