Tayna në ndihmë të familjeve në nevojë

Tayna në ndihmë të familjeve në nevojë

Rep-artistja shumë e njohur shqiptare, Tayna ka mbushur bagazhim e veturës me ushqime për t’i dhuruar tek familjet në nevojë.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”, ka shkruar Tayna krahas fotografisë së publikuar.

Ndryshe, “Kce” është projekti i fundit muzikor nga Tayna. Kënga është publikuar më 13 mars dhe që deri më tani numëron mbi 14 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media