Tayna do të ndihmojë me para familjen Abazi

Tayna do të ndihmojë me para familjen Abazi

Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna sonte u shpreh se do të ofrojë ndihmë për familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.

Tayna në “NIN”  deklaroi që të ardhurat e koncertit të ardhshëm do t’ia dhurojë familjes Abazi nga Livoqi i Gjilanit, shkruan rtv21.tv

Trupat e pajetë të dy kosovarëve nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazit, që vdiqën nga tërmeti i së martes në Shqipëri sonte arritën në Kosovë. Trupat e vëllezërve nga Livoqi i Gjilani, siç e konfirmoi mjekësia ligjore iu dorëzuan familjes së tyre. Ndërsa, u bë e ditur se varrimi i vëllezërve Abazi do të bëhet nesër.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri anuloi të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe vendosi që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Deri tani ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media