Një femër tërheqëse si Tayna

Një femër tërheqëse si Tayna

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Tayna, shquhet si njëra ndër femrat më tërheqëse të estradës. Bukuroshja nga Prizreni gëzon një fizik për tu duartrokitur, e që të duket në formë perfekte përkujdeset maksimalisht me ushtrime.

Linjat perfekte trupore i ekspozoi edhe në fotografinë e fundit që e publikoi në Instagram, me të cilën rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të saj, shkruan rtv21.tv

“Kur nuk të duhet asgjë, ke gjithçka”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Ditë më parë njoftoi se së shpejti do të sjellë një këngë të re. Kurse, kënga e fundit e saj është “Bye Bye”, që e ka sjellë me këngëtaren Dafina Zeqiri. Videoprojekti i tyre numëron mbi 20 milionë klikime./21Media