Reperi i njohur po kërkon nuse

Reperi i njohur po kërkon nuse

Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna ka treguar emrin e reperit shqiptar që po kërkon nuse.

Bëhet fjalë për reperin, Finem, i cili i ka bërë kërkesë Tayna-s që të etiketojë vajzat që po publikon në InstaStory.

“Vëmendje vajza të bukura. Finem kërkon nuse”, ka shkruar Tayna në postimin e saj në Instagram, ku shihet edhe biseda me Finem.

Ndryshe, Tayna po shijon suksesin e këngës “Sicko” të publikuar para pesë ditëve. Kënga po pritet mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media