Tayna përsëri me foto të reja nga pushimet e saj

Tayna përsëri me foto të reja nga pushimet e saj

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere me projekte e mbrëmje të shumta muzikore, ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo tash e sa ditë po gjendet në Los Angeles në Kaliforni, e cila po shoqërohet nga modelja Vildane Zeneli, shkruan rtv21.tv.

Artistja në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto me bikini e cila duket mjaft tërheqëse. Ajo i ka shkruar një përshkrim interesant fotos “ Ëndrra e çdo vjehrre”.

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, gjatë mujave të verës solli projekte të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

Endrra e cdo vjehrre😛

A post shared by Tayna (@tayna) on

Artistja në Instastory së fundmi publikoi klikimet e arritura në Youtube me projektin “Doruntina”, që janë mbi 20 milionë, përmes këtij postimi Tayna njoftoi se së shpejti do të sjell një projekt të ri që lë të kuptohet se kënga është  zhanrit hip-hop/baladë. “Ju e dini çfarë kohe është tani”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 15 milionë klikime në Youtube./21Media