Tayna bëhet edhe me një veturë tjetër superluksoze

Tayna bëhet edhe me një veturë tjetër superluksoze

Në prag të festave të fundvitit, rep-artistja e mirënjohur, Tayna i bëri një dhuratë vetes, pas gjithë suksesit që pati gjatë vitit 2019. Artistja nga Prizreni bleu një veturë superluksoze, të tipit BMW X6 2019.

Fotografinë para kësaj veture superluksoze e ndau me ndjekësit në Instagram dhe e shoqëroi me një mbishkrim.

“Edhe njo, dhuratë vetes. Para vitit 2020”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Tayna për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-tës, për të vazhduar me projekte të tjera. Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës./21Media