"Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur"

“Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur”

Njëra ndër rep-artistet më të njohura shqiptare, Tayna, për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera.

Sot, përveç se i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës, artistja shqiptare i është mirënjohëse fansave të saj të shumtë, që e kanë ndjekur që nga fillimi. Ajo ndau një fotografi në Instagram, ku bëri të ditur se ka arritur shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, transmeton rtv21.tv

“1 vit, 11 këngë, 1 milion ndjekës. Faleminderit!!!!Ky vit ka qene endrra me e bukur.Ju dua!”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Para dy ditësh, Tayna dhe Dafina Zeqiri publikuan këngën “Bye Bye”, që po pëlqehet shumë nga fansat e dyshes. Kënga ka arritur që të grumbullojë mbi dy milionë klikime në Youtube, teksa ka marrë shumë komente pozitive. Ky është bashkëpunimi i parë i tyre./21Media