Tayna bën një ndryshim të madh në dukjen e saj

Tayna bën një ndryshim të madh në dukjen e saj

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, tash e një kohë ka vendosur që të bëhej blonde mirëpo si duket nuk po ndihet mirë në look-un e saj. Ajo nga blonde është rikthyer në brunete ashtu edhe siç ishte në hapat e parë të karrierës së saj, shkruan rtv21.tv.

Rep-artistja e njohur, Tayna pas një vere me projekte e mbrëmje të shumta muzikore ajo ka rikthyer pamjen e saj të mëhershme dhe duket mjaft e lumtur për këtë.

Ajo në rrjetin social Instagram pyeti fansat e saj se cila iu pëlqen më shumë, blonde vs brunete. Mirëpo siç duket publiku e dëshiron më shumë Taynen blonde

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 13 milionë klikime në Youtube./21Media