Fotografi nga fëmijëria e Tayna-s

Fotografi nga fëmijëria e Tayna-s

Rep-artistja kosovare Doruntina Shala, e cila njihet si Tayna, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, fotografi nga fëmijëria e saj, shkruan rtv21.tv

Tayna ka treguar se ka filluar që të këndoj që nga mosha pesë vjeçare.

“Duke bërë rep dhe duke kënduar gjithmonë”, ka shkruar reperja krahas njërës fotografi, kurse në një tjetër fotografi thotë se ka qenë duke bërë “twerk”.

Ndryshe, “Sicko” është projekti i fundit muzikor nga Tayna. Kënga po pritet mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi shtatë milionë klikime në Youtube./21Media