Së shpejti projekti i ri nga Tayna

Së shpejti projekti i ri nga Tayna

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur si Tayna, gjatë mujave të verës solli projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime, me emra të njohur të estrades si: Dafina Zeqirin, Mc Kreshën dhe Lyrical Sonin, të cilat u pëlqyen nga publiku.

Artistja në Instastory së fundmi publikoi klikimet e arritura në Youtube me projektin “Doruntina”, që janë mbi 20 milionë, përmes këtij postimi Tayna njoftoi se së shpejti do të sjell një projekt të ri që lë të kuptohet se kënga është  zhanrit hip-hop/baladë.

Ju e dini çfarë kohe është tani”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 15 milionë klikime në Youtube./21Media