Tayna mjaft aktive

Tayna mjaft aktive

Në këto ditë të nxehta qershori, këngëtarja e njohur, Tayna si duket ka gjetur kohë për pushime.

Kjo po vërehet nga imazhet dhe videot e ndryshme që rep-artistja e njohur kosovare po i publikon në rrjete sociale.

E kur jemi te këto të fundit, sot Tayna për ndjekësit e saj të shumtë ka ndarë disa pamje, në të cilat shihet mjaft atraktive.

Këngëtarja duket se po punon për një projekt të radhës, e kjo është kuptuar nga postimet e saj në rrjetin social Instagram.

Projekti paraprak i këngëtares titullohet “Kce”, që numëron mbi 15 milionë klikime./21Media