Tayna, e veçantë si gjithnjë

Tayna, e veçantë si gjithnjë

Rep-artistja e famshme, Tayna, është një ndër të paktat femra të estradës që solli frymë të re në industrinë e muzikës. Me stilin e pazakontë dhe me një shpirt prej artisteje, prizrenasja arriti që për pak kohë të thyejë të gjitha barrierat në art.

Doruntina Shala apo siç njihet me emrin Tayna, është vajza nga Prizreni e cila ëndrrën për muzikë e bëri realitet. Ligji i tërheqjes është teoria që Tayna e përmend gati në të gjitha intervistat, teori kjo që është njëra nga misteret më të mëdha të jetës.

Karrierën e filloi vitin e kaluar me këngë të yjeve botërore, si “Ring the Alarm” e Beyonce dhe “The Worst” e Jhene Aiko, që ishin dy shkëndija të vogla në fillesat e Taynës drejt karrierës së suksesshme. Më 16 dhjetor 2017, Tayna publikon Mashup-in, “thirri krejt shoqet/wild thoughts”, për të vazhduar me projekte e suksese pafund, transmeton rtv21.tv

Por, a e keni ndonjë ide se si u duk ylli para famës?

Në internet qarkullojnë disa fotografi nga koha e maturës së Taynës, viti 2016.

Vlen të përmendet se në çdo paraqitje rep-artistja duket e veçantë, ashtu edhe në videoprojektin e fundit me Dafina Zeqirin. “Bye Bye” numëron mbi 21 milionë klikime./21Media