"Shi me lot reperesh" paralajmëron këngëtarja

“Shi me lot reperesh” paralajmëron këngëtarja

Rep-artistja e mirënjohur, Tayna, për një kohë të shkurtër u bë emër i njohur në industrinë e muzikës. Talentin e madh që ka po e dëshmon vazhdimisht me projektet e shumta muzikore.

Ajo iu ka përgjigjur fansave të saj në rrjetin social Instagram. Ajo mori shumë pytje interesante por njëra prej tyre si duket është një paralajmrim nga ana e këngëtares.

 ” Do ketë neser reshje lokale shiu apo do të jetë ditë me diell?” është pyetur këngëtarja nga Cricket.Music. Ndërsa ajo u përgjigj “Shi me lot reperesh”. Derisa kjo lë të nënkuptojë se diçka e re po vjen nga këngëtarja. Por a do të zbulohet nesër apo ndonjë ditë tjetër, mbetet të shihet.


Njëra ndër rep-artistet më të njohura shqiptare, Tayna, për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera. Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës. Kujtojmë se projekti i fundit i Tyanës titullohet “Sicko” e cila numëron më shumë se 9 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media