Artistet më të dashura për publikun

Artistet më të dashura për publikun

Rep-artistja e mirënjohur, Doruntina Shala – Tayna para pak ditësh ka sjellë projektin e saj më të ri të titulluar “Ring Ring”. Siç ka treguar artistja, për të kjo këngë është mjaft personale, sepse përshkruan rrugëtimin e rep-artistes deri te suksesi, shkruan rtv21.tv

Krahas angazhimeve me projekte muzikore, Tayna sjell shpeshherë imazhe të bukura përmes Instagramit, e së fundi ka publikuar një fotografi me këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Shkurte Gashin.

Në këtë fotografi të dy artistet duken mjaft bukur, duke shikuar njëra-tjetrën.  Të dy artistet janë mjaft të dashura për publikun.

Këngëtarja Shkurte Gashi ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë atë e keni parë në programet festive të vitit të ri./21Media