Tayna shkëlqen në klipin e ri

Tayna shkëlqen në klipin e ri

Dy emra të njohur të skenës, Tayna dhe Mozzik i kanë bashkuar forcat për të sjellë diçka të bukur. “Edhe ti”, titullohet projekti i përbashkët i dyshes që do të publikohet edhe tetë ditë. Artistët u shprehën se ky do të jetë një mega hit, e po pritet me padurim nga fansat e tyre, transmeton rtv21.tv

Duket se ata janë përkujdesur maksimalisht deri në detajin e fundit për këtë klip. Shfaqen të veshur në të bardha e me shumë stil.

Vëmendja është te Tayna, e cila edhe në këtë klip shfaqet shumë tërheqëse.

Xhirimet e këtij projekti kanë përfunduar./21Media