Kënga e re e artistes pëlqehet nga publiku

Loading...

Kënga e re e artistes pëlqehet nga publiku

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna ka publikuar ditën e djeshme projektin më të ri muzikor.

Kënga e titulluar “Kce” që është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip ka arritur të marrë mbi 1 milion klikime në më pak se 24 orë në platformën Youtube, shkruan rtv21.tv

“Kce” është publikuar dje në kohën kur dy nga rrjetet më të përdorura sociale, Facebook dhe Instagram patën problemet teknike më të mëdha në historinë e tyre. Përkundër këtij fakti, Tayna është shprehur se ka dëshmuar që edhe pa e promovuar këngën ka arritur që kënga të merr klikime.

Ky është projekti i dytë i artistes për vitin 2019, pasi që në muajin janar kishte publikuar “Ring Ring” gjithashtu të shoqëruar me videoklip, projekt ky që deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./21Media