Tayna u kërkon falje fansave

Tayna u kërkon falje fansave

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Tayna këtë vit ka pasur një vere me projekte e mbrëmje të shumta muzikore.

22-vjeçarja për të rejat në punë kujdeset që fansat gjithmonë t’i informoj përmes rrjetve sociale. Por, ditën e sotme Taynës i është dashur të anulojë një nga koncertet e saj jashtë vendit, shkruan rtv21.tv

Anulimin e koncertit e ka bërë për shakak se asaj i është shtyrë fluturimi, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje tek fansat që nuk do të jetë e pranishme, dhe për këtë është mërzitur shumë.

U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”,-ka përfunduar Tayna lajmërimin e saj në Instastory.

“Bye Bye” titullohet projketi i fundit i artistes të cilin e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kjo këngë deri tani numëron mbi 21 milionë klikime./21Media