Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten mbi 78 milionë lekë

6 mijë e 063 milionë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2016

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti llogariten 78 mijë e 284 milionë lekë nga 74 mijë e 104 milionë lekë që u mblodhën gjatë 7- mujorit të parë të vitit 2016.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal të 7-mujorit të ardhurat nga TVSH-ja e arkëtuar janë realizuar në vlerën 84 mijë e 973 milionë lekë, ose 6 mijë e 063 milionë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2016.

TVSH-ja e rimbursuar gjatë shtatëmujorit të parë të vitit, sipas të dhënave, llogaritet 6 mijë e 689 milion lekë.

Back to top button