Të armatosur tentojnë ta grabisin një auto-sallonit

Kishte edhe të shtëna armësh

Një grabitje nën kërcënimin e armëve e cila ishte planifikuar nga dy persona të dyshuar që të kryhej brenda një auto- salloni, ka mbetur në tentativë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në magjistralen, Ferizaj-Prishtinë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte në auto-sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë grabitje”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./21Media

Back to top button