“Dominga” nga seriali “Esmeralda” gati 80 vjeçare, por si duket vitet po ecin mbrapsht për të

“Dominga” nga seriali “Esmeralda” gati 80 vjeçare, por si duket vitet po ecin mbrapsht për të

“Dominga”, gruaja e moshuar e cila jetonte vetëm me Esmeraldën në një kasolle diku në pyll, është personazhi i dashur për shumë ndjekës të telenovelës hit  meksikane “Esmeralda”, shkruan rtv21.tv

Pa dyshim që shumë shikues të këtij seriali janë kurioz të dinë për jetën e saj. Emri i vërtetë i aktores është Raquel Olmeo dhe ka lindur në Kubë më 30 dhjetor të vitit 1937.

Ajo e nisi karrierën si soliste në opera në Kubë, mirëpo në vitin 1959 gjatë revulucionit kubanez kur miliona njerëz e lanë vendin edhe ajo migroi në Meksiko.

Si një artiste e panjohur në këtë vend, falë talentit të saj arriti famën ku depërtoi deri në Evropë përmes telenovelave.

Në Meksikë zbuloi një tjetër talent tek vetja, aktrimin duke vazhduar paralelisht edhe me këndim. Sot ajo konsiderohet si një ndër figurat më të famshme dhe të rëndësishme e show-bizit meksikan.

Sa i përket jetës private nuk raportohet për ndonjë lidhje apo të ketë ndonjë fëmijë./21Media