Të burgosurit: 432 kërkesa presidentit – për falje të dënimit

Miftaraj: Asnjë president nuk i ka respektuar procedurat e faljes

Mijëra të burgosur, vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, për vepra të ndryshme.  E sa herë vjen ndonjë festë, sytë e tyre drejtohen nga Presidenti i vendit. Edhe këtë vit, 432 prej tyre kanë bërë kërkesë për falje të dënimit, kështu u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ndërsa, zyra e presidentit nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka filluar punën komisioni për verifikimin e këtyre kërkesave. Njohësit e drejtësisë i bëjnë thirrje presidentit që faljen ta bazojë në kriteret e përcaktuara me ligj.(Teksti- Donika Osmani, kamera – Aid Bërkolli)./21Media

Back to top button