Ashtu siç u dakorduam në qershor, tani në tetor duhet të merret vendim që të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ashtu siç u dakorduam në qershor, tani në tetor duhet të merret vendim që të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këtë e kanë kërkuar katër krerët e institucioneve të Bashkimit Evripoan përmes një letre drejtuar shteteve anëtare. Firmëtarët e kësaj kërkese janë Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Presidenti në largim i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, pasuesja e tij, e porsa emëruara e KE-së Ursula von der Lejen si dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli.

“Bashkimi Evropian është para një zgjedhjeje strategjike. Vendimi për nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është test për aftësinë e Unionit që t’i mbajë premtimet dhe të shohë drejt së ardhmes”, shkruhet në letër, transmeton TV21.

Më tej shtohet se BE-ja duhet të luajë rol ndëkombëtar dhe t’i mbrojë interesat e saj, andaj duhet që të ndërmerren hapa për këto shtete që janë të interesuara për t’u bërë anëtare të Unionit dhe i kanë përmbushur kriteret për nisje të procesit negociues.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar. Arritja kërkonte përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane është zgjedhje e madhe motivimi dhe vendosmërie” shkruhet në letrën e hapur.

Në fund të letrës katër zyrtarët e BE-së e pranojnë se “nuk ka garanci për sukses”, por shtojnë se gjatë rrugës do të punohet fort për reforma. “Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Të dyja shtetet janë të vetëdijshme për këtë” shkruajnë Tusk, Junker, Von der Lejen dhe Sasoli, duke përfunduar me fjalët se “besojnë se tani është koha që të hapen negociatat anëtarësuese me të dyja shtetet”.