Modeli po grindej me një të panjohur

Modeli po grindej me një të panjohur

Anwar Hadid u fotografua teksa po grindej me një të panjohur në rrugët e Londrës të premten. Një person po e akuzonte të dashurin e Dua Lipës se ia vodhi kufjet e iPhone-t (airpods).

Modeli amerikan, 20-vjeçar u përball me Brian Clarke, i cili kinse e pyeti modelin nëse ia ka marrë kufjet. Brian pohoi se ato i gjeti duke gjurmuar përmes telefonit dhe lokalizoi vendin se ku janë ato.

Ai u përgjigj se nuk i kanë marrë kufjet, megjithatë i dashuri i Duas dukej i shqetësuar nga akuzat që po ia bënte ai, transmeton rtv21.tv

I dashuri i këngëtares shqiptare ka dalë me mikun e tij për kafe, kur ai u takua me Brian dhe e gjithë ngjarja u kap nga kamerat.

40-vjeçari që po e fajëson modelin nuk ia kishte idenë se ai është i njohur./21Media