Aktorja aktualisht në lidhje me këngëtarin e njohur 16 vjet më të vjetër

Aktorja aktualisht në lidhje me këngëtarin e njohur 16 vjet më të vjetër

Alina Boz, aktorja e njohur e serialit “Mos ma lësho dorën” i cili është transmetuar në ekranin e RTV 21 është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.

Për 21-vjeçaren shkruhet mjaft shumë si për jetën e saj profesionale ashtu edhe për private. Emri i saj është përmendur disa herë edhe për lidhjet e saj të dashurisë.

Sipas mediave turke, Alina për katër vjet radhazi ishte në lidhje me aktorin turk me prejardhje shqiptare Burak Yoruk i cili aktualisht luan në serialin shumë të shikuar në Turqi, “4N1K Yeni Başlangıçlar”, shkruan rtv21.tv

Pas ndarjes nga Buraku, aktorja u dashurua në vëllain e shoqeve të saj, Bedirhan Soral. Por, lidhja e tyre nuk zgjati as një vit, shkruan rtv21.tv

Vitin që e lamë pas, në mediat turke u fol shumë për lidhjen e Alinës me këngëtarin e njohur, Mithat Can Ozer. Edhe pse në fillim këto lajme çifti i mohuan më vonë për fansat e tyre treguan se ata janë duke i shijuar ditët e lumtura të lidhjes së tyre. Për aktoren 21 vjeçare duket se mosha ska fare rëndësi pasi që Mithati është 16 vjet më i vjetër. /21Media