Kjo është një histori dashurie, që tregon rëndësinë e dashurisë së vërtetë, dhe mbështetë nocionin se dashuria e parë nuk harrohet

Kjo është një histori dashurie, që tregon rëndësinë e dashurisë së vërtetë, dhe mbështetë nocionin se dashuria e parë nuk harrohet

Kur Joyce Kevorkian dhe Jim Bowman u takuan për herë të parë ata ishin fëmijë në shkollë të mesme, dhe filluan të takoheshin kur ishin 17 vjeç, por vendosën që të ndanin rrugët në vitin 1953 pas përfundimit të shkollës së mesme.

Eventualisht Joyce dhe Jim u takuan e u martuan me njerëz tjerë, duke krijuar familje. Joyce kishte trefëmijë me burrin e saj Harry ndërsa Jim kishte 4 fëmijë me gruan e tij Jane, shkruan rtv21.tv.

Fatkeqsisht para disa vitesh të dy Jim e Joyce u bënë të vejë pas humbjes së partnerëve të tyre. Jim dëshiroi të vënte kontakt me të dashurën e shkollës së mesme, andaj i dërgoi letër asaj, dhe pas disa kohësh ata filluan bisedën në telefon.

Pas një kohe të shkurtër Jim udhëtoi 5 orë që të takonte Joycen dhe të dy dolën në takim, takimin e parë qysh nga vitet 50ta.

Qysh nga ai takim jim i kërkoi martesë Joyces, dhe ata e bën zyrtare këtë bashkim me 1 prill të këtij viti, duke thënë se: “Është një datë e mirë për torollakët e vjetër të bijnë në dashuri”.

/21Media