Kishin pozita të rëndësishme në ligjeslaturën e kaluar

Kishin pozita të rëndësishme në ligjeslaturën e kaluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje është e para me 26.159 % të votave.

Megjithatë, disa emra të njohur e që kishin pozita të rëndësishme në ligjeslaturën e kaluar, sivjet dështuan.

Kandidatja e PDK-së, Dhurata Hoxha nuk ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit në këtë legjislaturë. Hoxha, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 2 mijë e 993 vota.

Gjithashtu, njëri prej figurave më të rëndësishme të PDK-së, deputet i të gjitha legjislaturave në Kosovë, Xhavit Haliti nuk ka arritur të bëhet deputet. Ai ka marrë 8 mijë e 351 vota.

Për kandidatët për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shihet se njëri nga ish- deputetët e kësaj partie ka mbetur jashtë në legjislaturën e ardhshme. Ismet Beqiri kësaj radhe ka marrë 7 mijë e 121 vota, vota këto të pamjaftueshme për të hyrë në kuvend.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova nuk ka arritur të kaloi pragun për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme nga radhët e LDK-së.

Ish- deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, nuk ka arritur të bëhet deputete prapë. Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë gjithsej 3,686 vota.

Asnjë nga ish 12 deputetët e Partisë Social Demokrate nuk ka arritur të bëhet përsëri deputet.Madje as kryetari i partisë, Shpend Ahmeti nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për deputet.E vetmja kandidate nga PSD që do të jetë pjesë e Kuvendit është Natyra Kuçi me 4 mijë e 400 vota.

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli nuk ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD, në të cilin ka garuar Pacolli nuk e ka kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga zgjedhjet e nacionale 2019. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Pacolli me 6 tetor ka marr vetëm 10 mijë e 525 vota, apo ka dal njeri i dytë i votuar në këtë koalicion.

Kandidati për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), Milaim Zeka nga zgjedhjet e 6 tetorit ka marr vetëm 795 vota./21Media