Do të zbulohet slogani dhe programi i Hardh Fest 2019

Do të zbulohet slogani dhe programi i Hardh Fest 2019

Këtë të diel, më 14 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Shtëpinë e Verës në Rahovec, do të mbahet PRE Hardh Fest Party. Nga ora 18:00 do të fillojë konferenca për media, ku do të zbulohet slogani dhe programi i Hardh Fest 2019, e më pas do të mbahet Ora Poetike dhe muzikë LIVE.

Në Orën Poetike do të interpretohen poezitë e autorit Xhevdet Bajraj nga librat “Kur qajnë hardhitë” dhe “Vitet që nuk e sollën pranverën”. Xhevdet Bajraj është poet i njohur ndërkombëtar i lindur në Kosovë, që jeton dhe vepron në Meksikë.

Ndërsa, Florent Abrashi & Funky Guru, do të përkujdeset për atmosferën me muzikë LIVE. Warm up, DJ Fisnik Kuqi.

Hardh Fest sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht. PRE Hardh Fest mbahet me përkrahjen e MKRS (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit).

Radiotelevizioni 21 tradicionalisht është sponsor medial i Hardh Fest-it./21Media