Të enjten seanca e Kuvendit të Kosovës

Osmani deklarohet për media

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës sot mbajti mbledhjen e dytë.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, njoftoi se seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten. Në këtë seancë do të përcillen propozimet për konstituimin e komisioneve.

Grupet parlamentare që ishin prezent i bënë përzgjedhjet e tyre, dhe me pajtimin e tyre u bë përzgjedhja sipas formulës. Partisë opozitare që nuk ishte prezent, pra PDK-së, i kanë mbetur tri komisionet, dy më të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e punës së Qeverisë”, tha Osmani.

Ajo tha se nga grupet parlamentare është kërkuar mirëkuptim që deri të mërkurën t’i dërgojnë emrat e anëtarëve./21Media

 

Back to top button