Fustanet e tyre janë ndër më të diskutuarit

Fustanet e tyre janë ndër më të diskutuarit

Për secilën femër pa dyshim se në diten e saj më të rëndësishm është fustani i nusërisë.

Për kunder harxhimeve të shumta të  dasmave madhështore që kanë bërë disa prej të famshmëve ata, kanë lënë shuma të mëdha parash edhe për fustanet e bardhë.

Më poshtë ju sjellim disa prej fytyrave të njohura fustanet, e të cilave janë ndër më të diskutuarit e më të pëlqyerit e të gjitha kohërave.

Princesha Diana

Nusja më e përfolur në botë ishte vetëm 20 vjeçare, ajo ksihte të veshur një fustan me vlerë 12 mijë dollarë.  Fustani është punuar nga Elizabeth dhe David Emanuel dhe përbëhej nga një bisht 7.60 metra dhe 10 mijë perlave.

Amal Alamuddin

Fustani i punuar ekskluzivisht për gruan e George Cloney ka kushtuar 380 mijë dollarë.

Jessica Biel

Gruaja e Justin Timberlake kishte të veshur një fustan me ngjyrë jo të zakonshme. Biel kishte veshur në ditën e martesës së saj një fustan rozë, i cili kishte një çmim prej 100 mijë dollarë.

Kate Middleton

Fustani Dukesh Kate, njihet si një nga fustanet më të bukura e më të pëlqyera të nuseve ndonjëherë. Ky është i punuar nga dizajnerja Sarah Burton dhe raportohet se ka kushtuar 400 mijë dollarë.

 Kim Kardashian

Për martesën e saj me Kanye West, Kim kishte veshur një fustan me çmim prej 400 mijë dollarësh të Givenchy, i cili i është përshtatur për mrekulli formave trupore të saj ./21Media 

Victoria Beckham

Atë gjithë e njohin për stilin e saj me shumë klas, ashtu kishte vepruar  dhe për martesën e saj me David Beckham. Victoria kishte zgjedhur një fustan të Vera Wang që ka kushtuar 100 mijë dollarë.