Lidhjet familjare në showbizin ndërkombëtar

Lidhjet familjare në showbizin ndërkombëtar

Disa persona të famshëm, qoftë nga muzika apo filmi nuk kanë të përbashkët vetëm: audiencën e madhe, jetën luksoze por kanë edhe lidhje familjare. Ekzistojnë shumë fytyra publike që janë kushërinj mes vete përfshirë këtu edhe figura udhëheqëse politike si Barack Obama.

Në artikullin e mëposhtëm BrightSide ka listuar disa persona shumë të njohur dhe të dashur për ju të cilët janë kushërinj mes vete, transmeton rtv21.tv.

Julia Roberts është tezja e Emma Roberts. Madje ajo ishte influencuar nga tezja e saj për të zgjedhur këtë profesion. Nëna e Emma-s ka dashur që vajza e saj të ketë një jetë normale dhe të qetë, por ajo gati gjithë fëmijërinë e saj e kishte kaluar duke parë filmat e Julia-s. Të dyja keni pasur mundësi t’i shihni bashkë në filmin “Valentine’s Day”.

Dackota Johnson e njihni më së miri nga filmi “Fifty Shades of Grey”. Ajo ka lindur në një familje me aktorë. Nëna e saj është Melanie Griffith, e cila pas divorcit të saj me babain e Dackota-s është martuar me Antonio Banderas, që i bie se ky aktor është njerku i saj. Ndërsa gjyshja e saj është Tippi Hedren.  Me këtë listë të të afërmve në aktrim, nuk është e çuditshme pse ajo e ka zgjedhur këtë profesion.

Pas një kohe familje e këngëtares së njohur Beyonce ndryshoi. Nëna e këngëtares u martua me Richard Lawson pas divorcit me burrin e saj. Richard është babai i aktores, Bianca Lawson, të cilën keni pasur mundësi ta shihni te seriali “Pretty Little Liars”. Tani ato kanë lidhje familjare dhe janë si gjysmë motra.

Një ndër lidhjet familjare më të çuditshme, por njëkohësisht interesante është se ish Presidenti i Amerikës, Barack Obama dhe aktori i njohur, Brad Pitt janë kushërinj. Edhe pse jo shumë të afërt për shumë njerëz kjo ka qenë e çuditshme. Për Obama-n madje është folur se ka lidhje familjare edhe me Sir Winston Churchill. /21Media