Të famshmit që u shuan në rini

Të famshmit që u shuan në rini

Ndonëse u bënë vite që nga vdekja e tyre, këta emra të njohur me nam botëror vulosën historinë e tyre në art. Për dashamirët e tyre, ata janë emra të pavdekshëm!

Kurt Cobain 

Më 8 prill të vitit 1994, trupi i pajetë i Cobain ishte gjetur në shtëpinë e tij nga Gary Smith. Smith mendonte se mos Cobain ishte duke fjetur, derisa e pa gjakun e tij që po rrjedhte nga veshët e tij dhe e gjeti revolen afër trupit të tij. Sipas raportit të tij, kishte konsumuar shumë heroinë dhe kishte gjurmë të diazepamit në sistemin e tij. Raportohet se vdekja e tij kishte ndodhur më 5 prill 1994.

Vdekja e tij erdhi një muaj pasi që ai tentoi të vetëvritej, që rezultoi me qëndrimin e tij në spital. Pak pas përpjekjes së parë, gruaja e tij Courtney lajmëroi policinë e Seattle, duke pohuar se Cobain e mbylli veten në dhomë me revole. Familjarët dhe shokët e tij intervenuan në LA, por Cobain iku në Seattle, ku prezumohet se ai planifikonte të vriste veten.

Aty edhe i dha fund jetës së tij më 8 prill të vitit 1994.

James Dean

Një aksident në komunikacion ia mori jetën aktorit të mirënjohur amerikan, James Dean në shtator të vitit 1995. Dean ishte duke udhëtuar në autostradën U.S. Route 466, kur u aksidentua. Raportohet se vozitësi tjetër ishte fajtori dhe përfundoi me dëme të vogla. Ndërsa, aktori amerikan theu qafën, çka edhe dyshohet që është shkaktari i vdekjes së tij.

Princeshë Diana

Më 31 gusht të vitit 1997, Princesha Diana u vra në një aksident komunikacioni në tunelin Pont de l’Alma në Paris. Personat tjerë që vdiqën në aksident ishin shoqja e saj, Dodi Fayed dhe vozitësi Henri Paul.

Sipas hetimeve, aksidenti ndodhi ngase shoferi i saj ishte i dehur. Por, të tjerët thanë se vdekja e saj u planifikua nga Shërbimi sekret i inteligjencës.

Amy Winehouse

Ishte korriku i vitit 2011, kur u shua në moshën 27-vjeçare këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur angleze, Amy Winehouse. Me një shpirt artistje, Winehouse u bë një nga personazhet më të dashura. Ndonëse ishte shumë e talentuar, fatkeqësisht pushtoi mediat për konsumim të tepruar të alkoolit. Alkooli u bë edhe shkaktar i vdekjes së saj.

Këngëtarja brilante angleze e kaloi natën e fundit të jetës së saj përpara kompjuterit, duke shijuar videot e saj muzikore super të klikuara në YouTube dhe ndërkohë pinte vodka, duke e tejkaluar rreth 5 herë masën e duhur të alkoolit që nevojitet për të ngarë makinën. Siç u raportua nga mediat e huaja, ajo ishte shtatzënë kur vdiq.

Paul Walker

Me gjithë suksesin e Furios 7, vdekja e parakohshme e Paul Walker kishte prekur shumë njerëz. Ishte 10 nëntori i vitit 2013, kur Roger Rodas dhe aktori po largoheshin nga një event bamirësie. Përplasja kishte ndodhur vetëm pak metra nga eventi i bamirësisë dhe hetuesit kishin dalë në përfundim se kjo kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë. Rodas ishte duke e ngasur veturën dhe Walker ishte pasagjeri.

Pas vdekjes së aktorit, vajza e tij e punësoi një avokat, duke mbrojtur çështjen se Paul nuk ka qenë shpejtë, por në makinën e Porsche ishte kurdisur një bombë. Policia e Los Angeles konfirmoi se ata vdiqën në vendin e ngjarjes.

McMurray

Ishte e shtunë, 20 tetori i vitit 2018, kur reperi kanadez, Jon McMurray vdiq tragjikisht.

Reperi kanadez ishte duke xhiruar videoklipin e ri, por nuk e kishte marrë me mend se do të jetë fundi i jetës së tij. Kur Jon McMurray filloi të xhironte veten, spiralet e aeroplanit shkuan drejt rënies. Ai kishte edhe parashutën në raste rreziku, por nuk kishte kohë ta tërhiqte, sepse ai ishte mbërthyer në krahun e aeroplanit për një kohë të gjatë. Kjo kishte ndikuar që drejtimi i tij të ndryshohej dhe të shënonte rënie të atillë që piloti nuk mund ta ndalonte.

Sipas njoftimit, ai kishte ushtruar me muaj të tërë për këto xhirime, por nuk ia kishte dalë./21Media