A e keni emëruar ndonjëherë veturën tuaj? A keni folur me kafshë shtëpiake apo edhe me bimë?

A e keni emëruar ndonjëherë veturën tuaj? A keni folur me kafshë shtëpiake apo edhe me bimë?

Mos u brengosni, kjo nuk është shenjë që ju po e humbni mendjen, por në të kundertën është shenjë e inteligjencës. Antropomorfizimi nënkupton dhënien e vetive njerëzore  objekteve dhe kafshëve, dhe është “një produkt natural që bën njerëzit të jenë specia më e veçantë dhe më e mençur në planet”, u shpreh Nicholas Epley, profesor i shkencës së sjelljes në Universitetin e Chicagos.

Asnjë specie tjetër nuk e ka këtë aftësi thotë Epley, dhe ne e përdorojmë shumë më shpesh sesa mendojmë. Mund të bërtisni veturës tuaj kur ka probleme, në fakt moti është një shembull i mirë, pasi stuhive të mëdha u japim emra njerëzish, shkruan rtv21.tv.

Por kjo është një shenjë inteligjence, shprehet profesori:

“Të njohesh mendjen e një tjetër qënieje njerëzore është procesi i njëjtë psikologjik si të njohësh mendjen e kafshëve, zotit apo edhe pajisjeve tjera. Është një reflektim i aftësisë më të madhe të trurit tonë, e jo një shenjë marrëzie”./21Media