Po kundërshtohet kjo ide

Po kundërshtohet kjo ide

Partia politike gjermane, Të Gjelbrit dëshiron të nisë një votim në mes të tetorit në parlament për të kufizuar shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradë.

Autostrada gjermane është e famshme për pjesët e saj pa kufirin e shpejtësisë dhe Të Gjelbrit duan të prezantojnë një kufi unik prej 130 km/orë.

“Kufizimi i shpejtësisë do të ishte zëri i arsyes për ndriçimin e shoqërisë së shekullit 21”, tha anëtari i Të Gjelbërve Jam Ozdemir, kreu i Komitetit të Transportit në Bundestagun gjerman.

Kufiri i shpejtësisë në autostradë është pjesë e një pakete masash mjedisore, por Të Gjelbrit përballen me kritika të ashpra.

Ministri i Transportit, Andreas Scheuer thekson se “imponimi i rregullave nga Të Gjelbrit” duhet të ndalet dhe se përparimi mjedisor kërkon teknologji të re, jo ndalime të vjetra.

Sidoqoftë, mbështetja për Të Gjelbrit u dha nga Sindikata e Policisë, por jo për shkak të shqetësimeve mjedisore.

Në një sondazh të AutoBild që duhet të kufizojë shpejtësinë maksimale në autostradë, gati 80 për qind e të anketuarve janë kundër idesë.