Vendim i UEFA-s

Loading...

Vendim i UEFA-s

UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të nisin me një minutë heshtje në kujtim të Emiliano Sala, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik me avion, duke udhëtuar nga Franca në Uells.

“Në emër të UEFA-së, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe më të dashurve të Emiliano Salas për këtë humbje të madh”, ishin fjalët e presidentit, Aleksandër Ceferin pas bërjes publike të lajmit për vdekjen e Salas.

Policia e Dorset më 7 shkurt ka konfirmuar vdekjen e Salas. Avioni me të cilin ka udhëtuar Sala drejt Cardiffit është zhdukur më 21 janar.